“Përvjetori i anëtarësimit në NATO” përplas LSDM-në dhe VMRO-në

PUSHTETI E NUMËRON SI SUKSES, OPOZITA AKUZON PËR MOSPËRKUSHTIM

Edhe përvjetori i anëtarësimit të vendit në NATO përplas pushtetin dhe opozitën. Të parët numërojnë këtë si një nga qëllimet strategjike që u arrit në kohën kur LSDM është në pushtet, ndërsa akuzojnë VMRO-DPMNE-në, si partinë e vetme e cila nuk i gëzohet anëtarësimit të vendit në NATO.

DARKO KADVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-së

“Nga perspektiva e sotme vërtetohet se politikat e VMRO-DPMNE-së që të bllokojë vendimet e Kuvendit, Referendumin dhe Marrëveshjen e Prespës ishin të gabuara dhe në dëm të shtetit. Për Hristijan Mickoskin ishte e rëndë të duartrokas në Kuvend gjatë ratifikimit të anëtarësimit në NATO. Por edhe përskaj obstruksioneve dhe destruktivitetit të opozitës arritëm që ta relizojmë këtë qëllim strategjik. Sikurse anëtarësimin në NATO, poashtu do ta realizojmë edhe qëllimin e dytë strategjik anëtarësimin në BE.”

Por lidhur me këtë kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, duke akuzuar pushtetin se nuk është e përkushtuar aspak ndaj Aleancës së NATO-së.

DRAGAN KOVAÇKI, VMRO-DPMNE

“Se sa LSDM është e përkushtuar ndaj NATO-së, mund të shohim me atë se deri më tani nuk kemi ndonjë përfaqësues të lartë në Aleancë në Bruksel, e dyta sa kana investuar në armatë, mund të shihet sipas shkallës së fundit të Global Fajrpauer ku kemi rënë për 12 vende që nga momenti kur LSDM ka ardhur në pushtet. Tani jemi në vendin e 134, të gjashtit për nga fundi. Dhe e fundit, sa kujdeset LSDM për ushtarët dhe funksionimin e armatës mund të shohim vetëm në pjesën e ushqimit, ngrohjes dhe përmirësimin e kushteve elementare për jetë. ”

Kujtojmë që sot, dy vite më parë, Maqedonia e Veriut u bë edhe zyrtarisht vendi i 30-të anëtarë në Aleancën e NATO-së./KlanMacedonia/

recommended by
Mgid
Mgid