Përurohet qendra e bashkëpunimit për ndryshimin e klimës Kinë-vendet ishullore të Paqësorit

Një qendër e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit për ndryshimin klimatik u hap të enjten në provincën Shandong të Kinës Lindore.

Kjo qendër, e ndërtuar bashkërisht nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit dhe provinca Shandong, ndodhet në qytetin Liaocheng të Shandong-ut, bën të ditur zyra e punëve të jashtme e kësaj province.
Ceremonia e përurimit të qendrës dhe ceremonia e hapjes së dialogut të nivelit të lartë për ndryshimin e klimës Kinë-vendet ishullore të Paqësorit u zhvilluan të enjten nëpërmjet videolidhjes.
Pekini e njoftoi për ngritjen e kësaj qendre në mbledhjen e parë të ministrave të jashtëm të Kinës e vendeve ishullore të Paqësorit, të mbajtur më 22 tetor të vitit të kaluar.
Qendra do të fokusohet në bashkëpunimin në fushën e ndryshimeve klimatike, zhvillimit të gjelbër dhe shkëmbimeve njerëzore ndërmjet Kinës e vendeve ishullore të Paqësorit, dhe gjithashtu do të promovojë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella ndërmjet Shandong-ut e vendeve ishullore të Paqësorit në ndryshimin e klimës e fusha të tjera nëpërmjet trajnimeve, shkëmbimeve, veprimtarive akademike dhe ndihmës së huaj.
Vendet ishullore preken preken rëndë nga ndryshimi klimatik.
Zëvendësministri i jashtëm kinez Xie Feng,duke folur në ceremoninë e organizuar me këtë rast ,vuri në dukje se bashkëpunimi dhe shkëmbimet ndërmjet Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit bazohen në sinqeritetin e miqësinë, barazinë e konsultimet, leverdinë e ndërsjellë dhe zhvillimin e përbashkët. Ato jo vetëm favorizojnë lulëzimin rajonal dhe shtojnë mirëqenien e banorëve vendorë, por edhe kanë krijuar një shembull për marrëdhëniet ndërkombëtare ndërmjet vendeve me madhësi të ndryshme që ndodhen në faza të ndryshme zhvillimi.