Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë ndjekur së bashku
ceremoninë e përurimit të linjës lindore të gazsjellësit Kinë-Rusi.
Të dy krerët e shteteve zhvilluan një bisedë video gjatë ceremonisë të hënën pasdite.
Gazsjellësi ka filluar t'i japë Kinës gaz natyror rus, me një vëllim që planifikohet të arrijë 5
miliardë metra kubë në vitin 2020 dhe që nga viti 2024, do të shtohet çdo vit në 38 miliardë
metra kubë.
Linja lindore e gazsjellësit Kinë-Rusi është linja më e gjatë gazsjellëse në botë. Ajo nis nga
Siberia në Rusi dhe shkon deri në rajonin e Deltës së Lumit Jance në Kinë, dhe ka një gjatësi të
përgjithshme 8000 kilometra. Gazsjellësi ndërshtetëror zgjatet në Rusi për 3 000 kilometra, kurse
në Kinë gjatësia e tij arrin në mbi 5 000 kilometra.
Ky projekt është pjesë e kontratës 30-vjeçare midis Korporatës Kombëtare të Naftës të Kinës
dhe gjigantit rus të gazit “Gazprom”.
Rajon-Botë Përurohet linja më e gjatë e gazsjellësit në botë