Personi që paralajmëroi sulmet terroriste në Vjenë: Prisni befasinë, nuk keni parë akoma asgjë

Sulmi terrorist i ndodhur pak më parë në Vjenë ka tronditur mbarë opinionin publik. Momentalisht raportohen të paktën 7 viktima, mes të cilëve edhe një polic. Njëri prej autorëve të sulmit ka mbetur i vrarë, ndërkohë që tjetri është larguar. Policia është në kërkim të autorit tjetër, qe duket se ka qenë dhe personi që i është përgjigjur policisë ne twitter. “Betohem për Allahun se ju nuk keni parë asgjë prej nesh”. Me këto fjalë një prej autorëve të ngjarjes së rëndë i është përgjigjur një publikimi të policisë në rrjetin social Twitter. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për një sulm terrorist apo nëse ky sulm lidhet me sinagogën aty pranë.