Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka dal me një njoftim pas përshkallëzimit të situatës në Izrael.
MEPJ thekson se po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.
“Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar. Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta.
“Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite. Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës: +972 54 480 6601 dhe +972 54 904 2813”, thuhet në njoftim.