Tërheqja e shortit të 1/16-tës ka ngjallur shumë reagimet tek njohësit e futbollit.
Në ceremoninë e UEFA-s kanë ndodhur dy gabime.
Shkaku i këtyre gabimeve, UEFA ka vendosur që ta përsëris shortin.
E para sipas rregullave të përcaktuara nga shtëpia evropiane e futbollit, në short nuk munden të çiftohen ekipet nga i njëjti vendi ose dy ekipe që kanë qenë në të njëjtin grup.
Por, Villarealit dhe Manchester Unitedit i ra të “ndeshen” në bazë të shortit, por bazuar në rregullat e UEFA-s ky short u anulua dhe spanjollëve në vend të United iu ra City.
Dhe, gabimi i dytë që ndodhi është që Manchester United nuk u fut fare në vazon ku është bërë tërheqja e shortit, andaj u eliminua edhe mundësi që “Djajtë e Kuq” të ndeshen me “El Colchonero”.
Shorti do të përsëritet në ora 15:00.