Përse nuk u ndërtuan garazhet në kate në Çair? Ganiu: Grubi po manipulon me qytetarët dhe Pacollin! (Video)

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një pronocim për gazetën LAJM, ka sqaruar përse akoma nuk ka nisur ndërtimi i garazheve në kate në komunën që drejton ai, që u premtuan gjatë fushatës elektorale, projekt për të cilin afaristi i njohur kosovar kishte marrë përsipër të investonte 50 milion euro.

“Mundohen ta keqpërdorin z.Pacollin, duke u nisur nga zv.kryeministri i parë. Unë këto probleme i kam shtjelluar në mediume dhe ka argumente, ku i kam paralajmëruar para një viti se ligji stagnon, nuk ecim në këtë drejtim aspak. Ai thotë që kemi shkuar dhe kemi kërkuar falje te Behgjet Pacolli. Nuk kanë shkuar special për këtë punë, por kanë shkuar për darkë gjithë ministrat. Mirë është që i ka kërkuar falje Behgjet Pacollit edhe unë i kërkoj falje, por është dashur që të ja thotë të vërtetën, përshkak së ligji për investime strategjike kalon në Qeveri dhe me ligj të posatçëm duhet të ja propozoj Parlamentit, përsëri të kthehet në Qeveri dhe ta informon komunën që ka kaluar ky investim”, tha Ganiu për gazetën LAJM.