jykata e Apelit e ktheu në shkallë të parë në Gjykatën Civile lëndën për ndalesë të grevës në M-NAV të iniciuar nga sindikalistët e kësaj kompanie shtetërore për kontrollin e trafikut ajror në vend.
Përfaqësuesit ligjor të M-NAV thonë se Sindikata e pavarur pa të drejtë legjitime inicioi grevën vitin e kaluar pa poseduar procedurë e detyrueshme të pajtimit dhe pa kërkesë të mbrojtjes për marrëdhënie pune.
Avokati Goran Nikollovski tha se nuk mund të paralizohet infrastruktura kritike ajrore për grevë. Ai tregoi më tej se kanë ngritur edhe një kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga i punësuari Tasevski, që sipas tij, i ka prioritet vetëm qëllimet personale, duke u ankuar sërish në Gjykatën Civile për grevën.
“Nuk bëhet fjalë për jetën private sepse zotëria në cilësinë e kryetarit, personit të autorizuar zyrtar i dha deklaratë se do të shfrytëzojnë ditë të paguara të punës për aktivitete sindikale, por personi ka shkuar në pushim vjetor privat me partneren e tij, unë nuk e kam parë, por siç ka këtu shumë gazetarë nga një gazetarë ai është vërejtur në Qipro dhe sipas paraqitjes së tij është ngritur iniciativë. M-NAV duhet ti mbroj interesat e kompanisë sepse personi përveç se është sindikalist, është i punësuar në M-NAV dhe ka bërë dëme materiale të kompanisë rreth 70 mijë denarë”, poohoi Goran Nikollovski, Përfaqësues Ligjor I “M-NAV”.
Reagoi e kryetari i sindikatës Aleksandar Tasevski. Thotë se për ndërhyrje në jetën private, sipas tij me shpifje, kryesia e M-NAV po bën presione për tërheqje nga lënda.
“Nëse kanë hyrë në privatësinë time ashiqare kanë filluar të më ndjekin. Njëherë ndiqej kryetari i LSM e tash unë, por të lajmërohen e do t’ju themi ku jemi për të pirë kafe. Përsëris se nuk do të arrijnë të na shpërbëjnë, ne do të vazhdojmë luftën tonë dhe nuk do të nënshtrohemi për të ju lejuar të çojnë lashtë mënyrës profesionale të zgjidhjes së problemit… E drejtë kushtetuese e garantuar jo vetëm e sindikatave por e çdo individi është e drejtë për grevë, por i kemi ruajtur procedurat dhe mendoj se kësaj here do të jetë aktvendim gjyqësor final nga gjykata e Apelit”, theksoi Aleksandar tasevski, kryetar i sindikatës së pavarur të “M-NAV”.
Sindikat e pavarur e M-NAV kërkon respektimin e Marrëveshjes së nënshkruar pas shpalljes së grevës në vitin 2023. Kërkesat e tyre janë angazhimi i një firme konsulente që do të kryejë profesionalisht një analizë funksionale për të përmirësuar funksionimin e kompanisë, punësimin e personelit profesional, dhe jo, siç thanë ata, partiak në konkurset për të cilat kërkuan anulimin, si dhe kushte më të mira pune.





