Përplasje mes pozitës dhe opozitës për shëndetësinë

Akuza të ndërsjella midis qeverisë dhe opozitës për gjendjen në shëndetësi. Opozita thotë se propozohen ligje kozmetike, dhe jo për ndryshime thelbësore. Ministri siguroi që dy vitet e kaluara shëndetësia është përmirësuar në mënyrë drastike.

Sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit, mjekët po largohen nga shteti, pacientët sigurojnë vetë terapinë e tyre, dhe pushteti po miraton në mënyrë populiste ligje që zvogëlojnë dënimet për mjekët, institucionet dhe personat juridikë, akuzuan ligjvënësit e opozitës VMRO-DPMNE-së, në komisionin parlamentar për shëndetësi.

Nuk ka kushte themelore të punës, nuk ka bombola oksigjeni, madje as aparate për tension nuk ka. Në vend që ta votojmë ligjin e kujdesti shëndetësor, të cilin e premtuat dy vjet më parë, ne tani po bëjmë një ndryshim para-zgjedhor populist mbi gjobën e sanksioneve, që eventualisht ata që do ti shkelin rregullat do të dënohen- tha Vankover Mançev – Deputet nga VMRO-DPMNE.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, siguroi se dy vitet e kaluara kanë marrë masa thelbësore, me të cilat është përmirësuar cilësia e kujdesit shëndetësor për pacientët, dhe pagat e mjekëve kanë arritur rritje historike të pagave.

Pagat janë rritur dy herë deri tani, vitin e kaluar dhe këtë vit, janë rritur kujdestaritë, janë dyfishuar në ditën e zakonshme, të trefishuara të dielën dhe për festat. Rreth 50 përqind ka rritje të pagës totale mujore për mjekë specialistë. Në disa klinika kirurgjikale tashmë është arritur shumë përpara premtimit paga prej 100 mijë denarëve- tha Venko Filpçe-Ministër i Shëndetësisë.

Në agjendën e seancës së sotme të Komisionit për Shëndetësi ishin 24 propopzim ligjet që harmonizohen me Ligjin e miratuar tashmë për kundërvajtje dhe inspektim, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, të drejtat e pacientëve, ilaçet dhe furnizimet mjekësore për abortin. Të gjithë morën dritën jeshile nga komisioni amë./Alsat