Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mes të ftuarve për të diskutuar për këtë çështje, ka qenë të ftuar edhe Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhela.

Por, teksa ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale, Buzhala në një moment i është afruar Rexhajt dhe e ka goditur me grushte në studion e emisionit.

Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.

VIDEO