Përplasje e rëndë trafiku autostradën Tetovë-Shkup: 3 të lënduar rëndë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni në autostradën „Nënë Tereza“, në afërsi të pikës pagesore të Glumovës, në drejtim nga Tetova për në Shkup.

​Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në orën 20:20, me ç’rast në një përplasje zinxhirore kanë marrë pjesë një automjet udhëtarësh dhe dy motoçikleta.

​Sipas njohurive të para, në aksident kanë marrë pjesë një veturë e llojit „Mercedes“ me targa të Tetovës, e drejtuar nga 35-vjeçari N.A. nga fshati Poroj, një motoçikletë „Ducati“ me targa të Shkupit që e drejtonte 45-vjeçari D.A. nga Shkupi, si dhe një motoçikletë „Honda“ po ashtu me regjistrim të Shkupit, e drejtuar nga 43-vjeçari I.P. nga Shkupi.

​Aksidenti ka përfunduar me pasoja të rënda për të gjithë pjesëmarrësit, me ç’rast të tre drejtuesit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

​Pas ndihmës së parë të dhënë në vendngjarje, të lënduarit me urgjencë janë transportuar në institucionet shëndetësore, ku serioziteti i lëndimeve të tyre është konfirmuar zyrtarisht në Qendrën Klinike në Tetovë dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup.