Andi dhe Gresa janë përplasur sërish brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ata kanë zhvilluar një debat në oborrin e shtëpisë së BBVK, ku Gresa ka deklaruar se Andi po i ndërhyn në privatësinë e saj, shkruan lajmi.net.
“Kom dasht veç me t’hek. T’kam than veç me t’largu, t’kom lyp mem lon, prap sm’ke lon”, ka thënë Gresa.
Ndërkaq, Andi ka deklaruar se Gresa e ka gënjyer, ndërsa kjo e fundit ka mohuar këto fjalë.
“Nuk kom rrejt kurgjo. M’ke pyt diçka, ke dasht me u përzi në sene t’mija me jashtë. Hiqmu s’po du me fol”, ka deklaruar Gresa.
Andi në anën tjetër ka thënë se me këto fjalë do të dal në “Prime” dhe banorët e tjerë do ta kritikojnë atë. /Lajmi.net/




