Përplasen dy aeroplanë në ajër mbi aeroportin e Nevadas, humb jetën një person

Një person humbi jetën kur dy aeroplanë u përplasën në ajër mbi aeroportin e Nevadas gjatë të hënës.

Fluturaket u përplasën mes vete mbi aeroportin Minden-Tahoe, pothuajse një muaj pas një përplasje tjetër që ndodhi gjatë ngritjes në ajër të dy fluturakeve.

Autoritetet i janë përgjigjur thirrjes pasi një aeroplan me një motor u ul në aeroport, derisa tjetri u përplas në fushë në afërsi të autostradës, ka njoftuar zyra e sherifit të qarkut Douglas.

Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se një nga fluturaket, Globe GC-1B kishte një pasagjer në bord, derisa fluturakja tjetër – Cessna 206, kishte dy pasagjerë.

Piloti dhe pasagjer në atë aeroplan kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, derisa pasagjeri tjetër ndërroi jetë pas përplasjes në fushë.

Personave të përfshirë nuk u është zbuluar identiteti, sikurse që mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fatale.