Përparim Rama përlotet në fjalimin e tij për vdekjen e Vjosa Berishës

Regjisorja shqiptare, Vjosa Berisha ndërroi jetë të enjten e kaluar pas betejës më sëmundjen e kancerit.

E sot po mbahen homazhe për nder të jetës dhe veprimtarisë së regjisores në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan lajmi.net

Në këto homazhe të pranishëm u panë personalitete të ndryshme publike ku ndër ta edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Rama gjatë fjalimit u pa i përlotur teksa theksoi që janë të pakta fjalët për të përshkruar Vjosën si artiste.