Perpara se të më kritikosh më pyet nëse më intereson mendimi yt..!

Shek Hallaçi Trimëria dhe guximi lindin me njeriun në raste të rralla edhe krijohen gjatë rrugëtimit jetësor. Ne nuk erdhëm në Maqedoni për tu rritur, por për të mbrojtur vllezërit tan nga diskriminimet e pushtetit të atëhershëm,dhe tradhtive te vazalëve Shqiptar që i shërbenin dhe vazhdojnë tu sherbejnë qarqëve antishqiptare . Publikimi i përgjimëve kishte të njejtin objektiv, tu hjekët maska patrotike, e politikanëve te caktuar që kan manipuluar,gënjyer,vjedhur, tradhtuar dhe vazhdojnë ta bëjn atë në emër te luftës së 2001dhe patriotizmit. Kur mban burg janë dy forma të vuajtjes së denimit, njëra, është ta mbash burgun me krenari për veprat e tua,e tjetra është ta mbash burgun i turpëruar e kokëulur për veprat që ke bër, për fat të mirë, un dhe shokët e mi jemi, te ajo pjesa që e mbajmë burgun me krenari!!! Ne nuk mund të ja harrojmë dikujt përkrahjen, i vetmi që na përmendi pas konfliktit të 9 Majit ishte Ziadin Sela dhe eksponentë të Aleancës, po ashtu edhe në formën shpirtërore,u mishëruan me ne, duke na dhën kurajo,dhe duke e parë, se ja ka vlejtur sakrifica , për popullin tonë ,sepse politikisht paska pasur kush ti mbrojë këto kauza!!! Ishte i pari dhe i fundit, që në paraqitje televizivi na kurseu, e na përkrahi,duke deklaruar ,se këta djem duhet të denohën, vetëm për armëmbajtje pa leje,pasi që ne ishim të sulmuar në gjum,dhe ne vetëm ishim mbrojtur,një shkelje flagrante e të drejtës njerëzore, në raste të tilla nga shteti Maqedonas I vetmi Ziadin Sela tha që un do ta kushtëzoj formimin e qeveris me kushtin, Hetim Ndërkombëtar për rastin ton. Ku ishin liderët tjerë politik të Shqiptarëve , ata vazhdonin të bënin vazalin e Nikolla Gruevskit, por tani duke përdorur lloj lloj metodash, që të na ulin përkrahjen nga Shqiptarët, duke shpifur dhe gënjyer, pse ishin dhe janë kundër një hetimi ndërkombëtar të rastit tonë. Andaj ju ftoj që me 12 Prill 2020 ta votoni opsionin e vetëm që di të mbrojë kauzën Kombëtare Aleancën për Shqiptarët. #ME_DIJE_DHE_GUXIM