Përmirësohen raportet mes Ilirit dhe Sabianit

Duket se raporti në mes dy ish-banorëve të “BBV”, Ilir Shaqiri dhe Sabianit është përmirësuar.

E kjo është zbuluar nga komentet e tyre të fundit, shkruan lajmi.net.

Teksa Iliri në Instagram, publikoi një video të vajzës duke kërcyer me rastin e ditëlindjes, ndjekësit vërejtën komentin e Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani.

Por nuk mungoi as përgjigjja nga ana e Ilirit ku I shkroi “Rrofsh”. /Lajmi.net/