Përmes aplikacionit TVSH-ja ime janë kthyer 4,2 miliardë denarë, numri më i madh i shfrytëzuesve janë gra

Përmes masës TVSH-ja Ime në tre vitet e fundit janë kthyer 4,2 miliardë denarë, ose afër 68,3 milionë euro, informon drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska në konferencën e sotme për shtyp në temë “Tre vjet TVSH-ja Ime”.

Sipas Lukarevskës, masa TVSH-ja ime ka ndikim direkt serioz ndaj përmirësimit të buxheteve familjare, rritjes së numrit të faturave të dhëna, uljes së ekonomisë gri dhe konkurrencës jobesnike.

Informon se aplikacioni ka filluar me 212.776 shfrytëzues, ndërsa sot numër afër 460.000, si dhe shikuar nëpër rajone më shumë fatura të skenuara ka në Shkup edhe atë 259 milionë.

Kumtoi se më shumë fatura të skenuara ka nga pompat e benzinave, markete të vogla dhe të mëdha, farmaci, dyqane për veshje dhe teknikë të bardhë, ndërsa numër më i madh i shfrytëzuesve janë gra.