Përmbyten nga shiu rrugët e lagjes Pejton në Prishtinë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Lexues të Gazetës Express kanë siguruar pamje nga momenti i reshjeve të shiut në lagjen Pejton në Prishtinë, ku shihen rrugë të përmbytura si pasojë e tyre.

Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme nëpër qytete të tjera.

KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit janë në mungesë të furnizimit me rrymë si pasojë e reshjeve.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe edhe në Gjilan, ku si pasojë është obliguar edhe evakuimi i shtëpive nga gjilanasit.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.