Përmbyset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur duke lënë të vdekur një person dhe plagosur 9 të tjerë.

Sipas mediave kroate, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsye të panjohura ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës. Kështu, më pas autobusi është përmbysur.

Mediat shkruajnë se, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi.

Po ashtu raportohet se të plagosurit po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin./albanianpost