Përleshje mes fqinjëve në Gostivar, policia privon nga liria dy persona

Më datë 04.04.2026 në ora 20:40 në lagjen Fazaneria në Gostivar, zyrtarë policorë kanë arrestuar personat E.E. (26) dhe D.E. (27), të dy nga Gostivari, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Paraprakisht, rreth orës 19:30, në Stacionin Policor të Gostivarit rastin e ka denoncuar Xh.Xh. (31) nga Gostivari.

Sipas denoncimit, në shtëpinë e tij ka pasur një zënkë verbale mes bashkëshortes së tij A.Xh. (26) dhe nënës M.Sh. (51) me fqinjët e tyre A.D., E.E. dhe D.E., pas së cilës ka pasur një përleshje fizike ku kanë marrë pjesë disa persona.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.