Përleshje mes emigrantëve dhe policisë në qendrën boshnjake Lipa

Në qendrën emigruese Lipa në Bihaq mbrëmë erdhi deri në përleshje mes qindra emigrantëve, në të cilin mori pjesë edhe policia.

Sipas informacioneve të para, është shfrytëzuar edhe armë zjarri, ndërsa janë lënduar edhe disa persona, transmetojnë mediumet boshnjake.

Siç theksojnë, konflikti ka shpërthyer rreth orës 22:00 dhe në të kanë marrë pjesë rreth 150 emigrantë, si dhe policia, e cila ka tentuar ta qetësojë situatën.

Në qendrën emigruese sot situata është e qetë.