Mas: Rusia të ndihmojë në hetimin për rastin e Navalnit

Rusia duhet të ndihmojë në hetimin për rastin me liderin e opozitës Aleksej Navalni, i cili është pranuar një njërin prej spitaleve të Berlinit nën dyshimin se është helmuar, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të jashtme Hajko Mas, në prag të konsultimeve evropiane me rastin e këtij rasti.

“Presim që Rusia të përfshihet në përpjekjet për sqarim të plotë çka me të vërtetë ka ndodhur, por për momentin kjo nuk duket ashtu. Sot do të bisedojmë për atë në nivel ministror të BE-së dhe do të jetë më e lehtë që Moska të përfshihet në hetim”, ka thënë Mas.

Ai shtoi se në të kundërtën, çështja do të mbetet e hapur dhe se BE-ja do të duhet të vendos çka më tutje.