Përleshje fizike para komunës së Butelit, një person i therrur me thikë

Një i punësuar në komunën e Butelit të Shkupit sot në mëngjes është therrur me thikë, në një incident që ka ndodhur para objektit të komunës.
Sipas portalit “360 shkallë”, bëhet fjalë për A.T i njohur me pseudonimin Aco Kometa, që punon si inspektor komunal.

Edhe MPB informoi lidhur me incidentin, por duke njoftuar vetëm për inicialet e viktimës 53 vjeçarin A.T nga Shkupi, që është therrur nga vëllai i tij L.T (52) nga Shkupi.

Policia ka vazhduar hetimet për rastin, ndërsa jozyrtarisht mësohet se incidenti ka ndodhur për probleme private familjare. (INA)