Përleshje e përgjakshme në Gostivar: 41-vjeçari nga Shkupi goditet me thikë për një vendparkim

MPB njofton se me datë 04.12.2025 në orën 16:10 në DPB Gostivar janë ndaluar B.Z. (44) nga f. Raven dhe F.A. (57) nga Gostivari. Ata dyshohen se në orën 12:50 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, së bashku me një person tjetër, pas një mosmarrëveshjeje paraprake për vendparkim, kanë sulmuar fizikisht, me një mjet metalik dhe një mjet të mprehtë personin A.A. (41) nga Shkupi, i cili kryente detyra pune për një subjekt juridik nga Shkupi dhe i kanë shkaktuar plagë me thikë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të vijojë parashtresë adekuate.