Përleshje e armatosur mes dy grupeve, në Butel

Bulevardi i ri Hristijan Todorovski Karposh në Butel aktualisht është mbyllur nga forcat e policisë pas përleshjes së armatosur që ndodhi para rreth 30 minutave, raporton portali 24 info. Jozyrtarisht, thuhet se është shtënë nga një makinë në lëvizje, por nuk rapotohet për viktima apo të lënduar.

Siç raportojnë portalet në gjuhën maqedonase, përleshja e sotme mes dy grupeve të armatosura që ndodhi në bulevardin e ri, dyshohet të ketë lidhje me incidentin që ndodhi kohë më parë në hotelin Aleksandar Palace.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se sot pasdite është raportuar se në komunën e Butelit në Shkup ka pasur përleshje me armë zjarri.

Sipas MPB-së nuk ka të vrarë ose të plagosur. Personi që ka raportuar rastin në polici ka konfirmuar se ka njohur disa prej sulmuesve që qëlluan kanë gjuajtur me armë nga makinat e tyre.

“Në ora 17:47 O.I. raportoi se në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” pjesën e re pas nënkalimit në anën e djathtë, disa persona në dy makina, njëra e tipit Vw Phaeton ngjyrë gri dhe tjetra Audi A4 ngjyrë e zezë kanë gjuajtur me armë automatike në drejtim të O.I.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.