Përleshen për parking dy persona në Aerodrom të Shkupit

Një person 42-vjeçar nga Probishtipi raportoi se është sulmuar fizikisht nga një 37-vjeçar nga Shkupi në një parking në Komunën e Aerodromit.

“Mëngjesin e sotëm pas orës 2 në SPB Shkup, një person nga Probishtipi raportoi se në një parking në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga një person tjetër nga Shkupi”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia do të paraqesë një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.