Përkrahje ndërkombëtare për projektin për KOVID-19 të Klinikës për hematologji

Projekti i Klinikës për hematologji – Shkup, i udhëhequr nga prof.dr. Irina Panovska – Stavridis u miratua për financim gjatë dy viteve të ardhshme nga Qendra ndërkombëtare për inxhiniering dhe bioteknologji (ICGEB) në Triestë, Itali. Është zgjedhur në konkurrencë prej 38 parashtresave ndërkombëtare të projekteve shkencoro-hulumtuese në sferën e KOVID-19.

Klinika kumtoi se bëhet fjalë për projekt të përbashkët të përgatitur në bashkëpunim me ekspertë eminentë, akademik dr. Dimitar Efremof, i cili udhëheq me Repartin për hematologji në ICGEB, dr. Milena Stefanoviq dhe dr. Ilir Demiri nga IPSH Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, akademik dr. Aleksandar Dimovski nga Qendra për inxhiniering dhe bioteknologji nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), doc. dr. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nga Klinika potencojnë se KOVID-19 është sëmundje, e cila ka disa faza dhe secila prej tyre është me specifika të veta dhe kërkon tip të ndryshëm të intervenimit. Qëllimet e hulumtimeve të tyre janë: të konfirmohet pse te disa pacientë sistemi imunitar nuk arrin të ballafaqohet me infeksionin KOVID-19 në fazat fillestare; nëse mund të parashikohet vijimi i sëmundjes dhe nëse, eventualisht, do të mund të intervenohet që të parandalohet lloji i vështirë ose epilogu i padëshiruar.

Për këtë qëllim do të hulumtojmë dy segmente të sistemit imunitar. Njëri është i a.q. antitrupa natyrorë, ato janë një lloj i antitrupave, të cilat janë në gjendje të neutralizojnë viruse të ndryshme dhe të cilat sistemi imunitar i prodhon pavarësisht nga infeksionet paprake ose vaksinimet, ndërsa segmenti i dytë janë T limfocitet citotoksike. Presim që rezultatet nga analizat e zbatuara të kenë rol në marrjen e fotografisë më të thellë për përgjigje imunologjike të çdo pacienti me KOVID-19 individualisht, me çka do të bëhej e mundur edhe disenjimi i qasjes së individualizuar të terapisë për çdo pacient”, informoi Klinika për hematologji.

Në kumtesë, Klinika shton se ky projekt i përkrahur ndërkombëtarisht na jep mundësi që të përfshihemi me pandeminë KOVID-19 dhe tregon se në një vend të vogël si i yni, dallohet potenciali për punë shkencoro-hulumtuese.