Përkrah Përparim Ramës, Capital T paralajmëron koncertin “Time Capsule” në Prishtinë

Reperi i njohur kosovar, Capital T, para katër vite më parë realizoi një koncert gjigant recital në Tiranë.

Mijëra fansa, u mblodhën në qendër të kryeqytetit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Një i tillë është gati të ndodhë edhe në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit e tij, Capital T shfaqet duke pozuar krah kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili edh i ka dhënë lejen e organizimit të një koncerti të tillë në kryeqytetin kosovar.

“Zyrtarisht •TIME CAPSULE PRISHTINA• po ndodh këtë verë / Faleminderit kryetarit tonëshumë modern Përparim Rama për suportin në këtë super projekt”, shkroi ndër të tjerash Capital T në Instagram./Lajmi.net/