Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Boki 13, ndërpritet seanca gjyqësore

Gjysmë ore pauzë në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket”, pasi të akuzuarit Bojan Jovanovski i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Siç mëson Alsat, është thirrur ndihma e shpejtë dhe çdo momentin pritet të arrij ekipi mjekësor për t’i ofruar ndihmë shëndetësore të akuzuarit Bojan Jovsnovski.

Paraprakisht dy seanca u anuluan për shkak se gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska ishte e sëmurë dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të akuzuarit Bojan Jovanovski.

Gjykimi për këtë lëndë është në fazë të prezantimit të dëshmive nga ana e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.