Përgjysmohet çmimi i testit për Covid-19 në institucionet publike shëndetësore

epa08462707 A medical staff in a protective mask walks outside of the city hospital 8-th September in Skopje, North Macedonia, 03 June 2020. A week ago the North Macedonian Government decided to drop the restrictive measures which were in place due to the coronavirus COVID-19 pandemic. According the official statistic in the last two days, North Macedonia have more newly infected people with COVID - 19 than all neighboring countries together. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Fondi i shëndetësisë në Maqedoni do të ulë çmimet për testimet për COVID-19. Në vend të 3.600 sa kanë paguar personat që janë testuar në institucionet publike të shëndetësisë, tani do të duhet të paguajnë 1.850 denarë.

Siç thonë nga Fondi për “sdk.mk”, ulja e çmimit do të bëhet për shkak të harxhimeve më të vogla për materialin mjekësor dhe materialeve tjera, si dhe rritjes së numrit të testimeve në vendin tonë.

“Duke pasur parasysh gjendjen momentale në lidhje me pandeminë dhe nevojën për rritje të numrit të pacientëve që duhet të testohen, si dhe kyçjen e laboratorëve privat që e bëjnë këtë shërbim, Komisioni për çmime ka bërë revizion të çmimi ekzistues. Bordi drejtues i Fondit ka sjellë vendim për shërbime të reja për detektimin e COVID-19”, thonë nga Fondi.

Ata shtojnë se gjatë formimit të çmimit për testime është bërë analizë nga të dhënat e harxhimeve nga laboratorët privat, Instituti për Shëndet Publik dhe ASHAM.

Nga Fondi presin që ulja e çmimeve referuese në shëndetësinë publike, do t’i ulë çmimet edhe në laboratorët privat, tek të cilët për një testim për COVID-19 paguhet prej 3500 deri 4000 denarë, ndërsa kur kërkohen rezultate të shpejta paguhet deri në 9000 denarë.