Përfundon seanca e sotme, nesër deri në mesnatë pritet të votohet qeveria e re

Pas disa orëve debate dhe konfrontimeve mes deputetëve të shumicës dhe opozitës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përpara orës 20.00, ndërpreu seancën e kuvendit, e cila filloi sot në orën 12.00.
Seanca për votimin e qeverisë do të fillojë nesër në orën 12.00, ndërsa i pari i cili do të ketë të drejtë fjalimi është deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Seanca e nesërme do të zgjas 12 orë, përfshirë edhe pauzat, për shkak se në mesnatë duhet të votohet përbërja e re qeveritare. /SHENJA/