Përfundon ‘protesta’ e Lëvizjes Vetëvendosje

Përreth një orë, qytetarët u mblodhën për protestën testuese në Prishtinë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo provë-protestë ishte e shpërndarë para ndërtesës së qeverisë, kuvendit dhe presidencës, pra në sheshin “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” si dhe sheshin “Adem Jashari”.

Pavarësisht se ishte bërë thirrje që të mbahet distancë, qytetarët të ishin të pajisur me maska dhe doreza, jo të gjithë i respektuan rregullat e pandemisë.

“Protesta” e Vetëvendosjes përfundoi pasi që kreu i saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, doli për t’i përshëndetur ‘protestuesit’ nga ballkoni i qeverisë.

Theksojmë se përmes kësaj ‘proteste’, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi zgjedhje ku edhe ‘protestuesit’ mbanin baner të madh në duar “duam zgjedhje”.