Osmani: Zëri i viktimave të luftës do të dëgjohet fuqishëm nëpërmjet Kuvendit të Kosovës

Osmani ka thënë se do të bëj gjithçka që të dëgjohet sa më shumë zëri i viktimave të luftës nëpërmjet Kuvendit të Kosovës. Sipas saj nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat.

“Është e pamundur të flasim për të ardhmen nëse nuk e kujtojmë të kaluarën”, ka thënë Osmani, duke vërë theksin në 1133 fëmijët e vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Ajo ka thënë se duhet bërë më shumë që e vërteta për këta fëmijë të depërtojë sa më shumë jashtë Kosovës.

Kurse Blakaj e ka njoftuar kryetaren Osmani m aktivitetet e FDHK-së për dokumentimin e krimeve të luftës. Në këtë kontekst, ka përmendur disa prej aktiviteteve, të cilat kanë për qëllim memorizimin e kujtimeve të luftës. Ai ka thënë se synim kryesor i kësaj organizate mbetet zyrtarizmi i të vërtetës për të kaluarën, duke potencuar se nuk mund të ketë pajtim pa e trajtuar të kaluarën dhe pa i njohur viktimat.