Përfundon përballja Lajçak-Mustafa: Marrëveshja përfundimtare temë diskutimi

Sot, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kryetari Mustafa shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces, transmeton lajmi.net.

Kryetari Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellë.

Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik.