Përfundon Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së

Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, punimet e të cilit zgjatën një javë, përfundoi të shtunën në Pekin.

Në seancën përmbyllëse, që u kryesua nga Xi Jinping-u, u zgjodhën Komiteti i 20-të Qendror i PKK-së dhe Komisioni i 20-të Qendror për Kontrollin e Disiplinës i PKK-së.

Po ashtu, u miratuan edhe një rezolutë në mbështetje të raportit të Komitetit të 19-të Qendror të PKK-së dhe një rezolutë mbi raportin e punës të Komisionit të 19-të Qendror për Kontrollin e Disiplinës.

Në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së u miratua edhe një rezolutë mbi një amendament në statutin e PKK-së
Sipas statutit të PKK-së, anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm, zgjidhen në plenumin e parë të Komitetit Qendror të ri.