Përfundon aksioni për subvencione në Prishtinë, policia arreston disa persona

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës për subvencione tek Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Siç raportohet, janë arrestuar shtatë persona, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës ndërkaq ende nuk ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me këtë operacion.

Aksioni i sotëm është vazhdim i operacionit të mëhershëm për dallavere me subvencione.

Përveç në Prishtinë, operacioni po zhvillohet edhe në qytete të tjera të Kosovës.