Përfundoi seanca e parë gjyqësore On Line në Maqedoni

Sot në cilësinë e anëtarit të Këshillit Gjyqësor përcolla seancën gjyqësore-online që u mbajt në Gjykatën Themelore të Kavadarit.
Përdorimi i teknologjisë informative në gjyqësor është më se i domosdoshëm dhe duhet të bëhet pjesë e kulturës tonë të përditshme e jo vetëm gjatë periudhës së pandemive.
Sa më parë t’i përdorim këto lehtësime aq më efikas dhe efektiv do të jetë sistemi gjyqësor. (Milazim Mustafa)