Përfundoi pa marrëveshje takimi mes banorëve të Sllupçanit dhe përfaqësuesve të EVN-së, bisedimet vazhdojnë nesër

Përfundoi takimi mbes banorëve të fshatit Sllupçan dhe përfaqësuesve të EVN-së. Edhe nga kompania edhe nga banorët takimi u vlerësua si pozitive që do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit me energjinë elektrike në këtë fshat.

“Sot përfaqësuesit e EVN-së u takuan me përfaqësuesit e fshatit Sllupçan. Bisedimet zhvilloheshin në atmosferë pozitive. Mbetet të realizohet edhe një takim gjatë ditës së nesërme”, njoftuan nga EVN.

Ndërkaq këshilltari i Komunës së Likovës, Zekirija Shaini deklaroi se takimi ka kaluar në atmosferë pozitive dhe se mbetet të dakordohen detajet teknike.

“Mbledhja kaloi në atmosferë pozitive”, u shpreh mes tjerash Shaini.