Momente paniku janë regjistruar në rrugën rajonale Tetovë–Bërvenicë, ku një automjet “Golf” me targa të Tetovës është përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes. Drejtuesja, R.M. (30) nga Tenova, deklaroi se flakët shpërthyen në pjesën e motorit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa zjarrfikësit e Tetovës arritën ta shuajnë zjarrin.Tetovasot.
Maqedoni Përfshihet nga flakët “Golf”-i në lëvizje pranë Bërvenicës





