Kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë nga ana e politikanëve të shkurtesës për emrin e shtetit “Republika Maqedoni e V.” thotë të përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut”.
“Pjesërisht kjo çështje është preokupim I të gjithë neve në punët e përditshme me të cilat merremi. Dhe së pari, shteti ynë thirret Republika e Maqedonisë së Veriut, nuk është Republika Maqedoni e V dhe ky është poshtërimi I parë ndaj shtetit dhe Kushtetutës së shtetit. Gjithsesi edhe Marrëveshja e Prespës që u shndërrua me Ligj me ratifikim në Kuvend, por tek ne kjo është përkthyer në Kushtetutë. Të mos e respektoni Kushtetutën e shtetit dhe emrin e vendit tuaj – unë mund të kuptoj se dikush nuk dakordohet me procesin e këtillë dhe ngjashëm, por të gjithë dakordohemi me demokracinë. Edhe demokracia thotë kjo është Kushtetuta e re që është votuar me shumicë prej dy të tretash për shkak të perspektivave të ardhshme të fëmijëve, të të rinjve, të integrimeve tona në NATO dhe BE dhe shtetit ndaj emrit kushtetues të shtetit, tregon për secilin individ se çfarë është në të vërtetë”, tha Zaev duke u përgjigjur nëm pyetje të gazetarëve në promovimin e paraleles për teknik farmaceutik në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup “Pançe Karagjozov”.
Qytetarët, thotë Zaevi, e dinë se të gjithë, para së gjithash, duhet të sillemi në mënyrë parimore kushtetuese dhe ligjore dhe u mbetet të gjithë individëve, para së gjithash subjekteve politike që janë shembull I keq për këtë, ta ndryshojnë atë në të ardhmen sepse ky është realiteti ynë, kjo është diçka që ishte barrë, që rrinte pezull 27-28 vite mbi vendin tonë, I frenonte para së gjithash perspektivat e ardhshme të qytetarëve tanë, para së gjithash të rinjve, të gjeneratave të ardhshme, por gjithashtu I frenonte edhe integrimet tona në NATO dhe BE.
“Edhe njëherë duke e përdorur këtë çështje bëj thirrje për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve në shtet, e gjithsesi ky është obligim I subjekteve politike ta ndjekin atë për shembull në mënyrë që të mundet më tutje edhe qytetarët gjithashtu të bëhen ndjekje të asaj që do të thotë Kushtetutë dhe ligjet në shtet”, konkludoi kryeministri.