Në Maqedoninë e Veriut sivjet është regjistruar ulje e sasisë së përdorur të gazit natyrore, krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë periudhë u rrit sasia e naftës së përdorur, raporton Portalb.mk.
“Në korrik të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 421 489 МWh energji elektrike, 25.599 milionë nm3 gaz natyror, 357 665 tonelata qymyr dhe 112 946 tonelata produkte nafte”, raportoi Enti, ashtu që 99.9 përqind e qymyrit të përdorur është për nevojat e prodhimit të energjisë elektrike.
Enti theksoi se përdorimi i gazit natyror ka shënuar rënie për 13.9 përqind, ndërsa konsumi i naftës u rrit për 14.1 përqind.