Përdori dokumente udhëtimi të dikujt tjetër, ndalohet shtetasi shqiptar

Dje në ora 16:30, punonjësit policorë kanë privuar nga liria V.A.(36) nga Republika e Shqipërisë sepse tek ai është gjetur dokument udhëtimi maqedonas i një personi tjetër.

Personi është ndaluar në Stacionin e Policisë Kisella Vodë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.