Grupe të uritura për pushtet, nga paniku i shkuarjes së pashmangshmr në opozitë, po vazhdojnë të përdhosin shqiponjën dykrenare në Maqedoninë e Veriut.
Pas përdhosjes nëpër rrugë dhe rrugica, sot simboli jonë kombëtarë është përdhosur edhe në Kalanë Dardane në Shkup.
Si asnjëherë më parë, këto grupe po e paraqesin shqiponjên dykrenare në formë të mizës e mushkonjës, e jo siç i ka hije simbolit të Skënderbeut.
Ky bastardim erdhi në shprehje pas publikimit të anketës së IRI-t që tregon qartë se vëllezërit tanë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugê, Kërçovë, Ohër, Prespê, Manastir e gjetiu, janë percaktuar për ndryshime, si gjithë popujt demokratikë.
Si shtetas i Shqipërisë kërkoj nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, të reagojnë menjëherë kundër këtij bastardimi të Shqiponjës. Nuk ka nevojë tua rikujtoj unë se këtë e kanë obligim kushtetues.
Nuk guxon ndaj kësaj baltosje të Shqiponjës të heshtë as kryetari i Parlamentit, e as opozita, sepse bëhet fjalë për interes kombëtar, e jo të ndonjë partie. Përdhosja e Shqiponjës dhe shpëfytyrimi i saj nga grupe të uritura për pushtet në Maqedoni, duhet të prekë çdo shqiptar, pa marë parasysh përkatësinë politike ose fetare.
Në Kalanë Dardane të Shkupit duhet të valojë Shqiponja ashtu siç i ka hije, me tërë bukurinë e saj, e jo e konvertuar në formë insektesh.
Uroj vëllezërit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ta bëjnë ndryshimin e merituar pozitiv dhe tia kthejnë Shkupit Dardan dinjitetin e nëpërkëmbur gjatë këtyre viteve. Këto grupe që për interesa të politikës ditore nuk respektojnë as simbolet kombëtare, patjetër duhet të marin dënimin e merituar në zgjedhje në formë plebishitare.
Përzemërsisht dhe sinqerisht,
Altin Sefaj