Përcaktohet gjyqtari i El Clasicos, vendos drejtësi Mateo Lahoz

Komiteti i Arbitrave të La Ligas ka vendosur që El Clasico i së dielës së ardhshme, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” të gjykohet nga arbitri me shumë përvojë, Mateo Lahoz.

Kjo përballje direkte mes dy gjigantëve të futbollist spanjoll mund të jetë thelbësore në luftën për titullin kampion. Një fitore e mundshme e Barcelonës do të nënkuptonte një avantazh prej pesë pikësh për skuadrën Setién. Një barazim do të ruante avantazhin aktual  të “blaugranave” (dy pikë) dhe vetëm një fitore e “Los Blancos” do të bënte rokadë në krye të klasifikimit.

Pa dyshim, gjyqtari nga Valencia ishte më i kuotuari për të drejtuar këtë sfidë titanësh, që për të do të jetë e pesta në karrierë. Në katër takimet El Clasicot e mëparshme ku ka drejtuar, Reali e Barça janë ndarë me nga dy fitore secila.