Në kuadër të aksionit “Verë e sigurt”, në periudhën prej 29 korrikut deri më 2 gusht 2022, nëpunësit policor nga Departamenti i policisë kriminale – Njësiti për trafikim ilegal të drogave, SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, SPB Ohër dhe SPB Gostivar, në aktivitete të përbashkëta të koordinuara me qëllim të zbulimit të kryerësve të veprave penale nga sfera e tregtisë së paligjshme të drogës, arrestuar 20 persona.
Si rezultat i veprimeve të ndërmarra në pikën pagesore Gostivar, gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve më datë 29.07.2022 në ora 18:00, 24-vjeçarët A.A., V.T., A.P., S. T., të gjithë nga Shkupi, sepse tek A.P. u gjet një qese me marihuanë.
Me datë 31.07.2022 rreth orës 00:20 në Ohër gjatë aktivitetit muzikor tek I.M (19) nga Manastiri iu gjet një plumb dhe një gëzhojë, ndërsa në orën 22:00 te F.N. (22) nga Manastiri iu gjet tabletë, ndërsa te K.A.(22) nga Shtipi i është gjetur marihuana. Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të rasteve do të dorëzohet parashtresa përkatëse.