Presidenti rus, Vladimir Putin po mbrohet nga koronavirusi i ri përmes një tuneli të veçantë dezinfektimi, ku duhet të kalojë secili që tenton të hyjë në rezidencën e tij afër Moskës.
Tunel i veçantë është ndërtuar nga një kompani ruse dhe ndodhet në rezidencën zyrtare të Putinit në Novo-Ogaryovo, raporton New York Post, duke cituar mediat ruse.
Pamje nga tuneli publikoi RIA, ku shihet se si njerëzit me maska mbrojtëse kalojnë nëpër të, duke u spërkatur nga dezinfektuesit në të gjith anët.
В резиденции Путина для защиты от коронавируса установили специальный туннель. Он предназначен для дезинфекцииhttps://t.co/jjwWbuZ2EX pic.twitter.com/h62KWARvsr
— РИА Новости (@rianru) June 16, 2020