Ura “Bellasica” në Vardar në afërsi të QT “East Gate” në mëngjesin e sotëm është mbyllur për qarkullim pas zjarrit, i cili pas ndërhyrjes së zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar.
“Asgjë nuk digjet më. Ishte përfshirë në flakë instalimi elektrik dhe sistemi i ngrohjes. Në orën katër të mëngjesit, zjarri është shuar. Tani nuk ka zjarr tjetër, por terreni atje është duke u pastruar”, deklaruan nga Shërbimi Zjarrfikës.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza imformojnë se zjarri është raportuar rreth mesnatës.
“Përmes numrit të vetëm për thirrje urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në mesnatë është marrë thirrje për zjarr në pjesën e poshtme të urës “Bellasica” për automjete mbi lumin Vardar, në rrugën me të njëjtin emër ‘Bellasica’ afër qendrës të mbyllur tregtare ‘Ist Gejt’, e cila është në afërsi të pikës së karburantit “Makpetroll’ afër qendrës tregtare. Menjëherë pas marrjes së informacionit, nga na e Sektorit për Operacione dhe Koordinim dhe QRMK Shkup në QMK janë njoftuar të gjitha institucionet dhe kompanitë e mundshme që kanë apo, mund të kenë instalime nën urë dhe është bërë koordinim me Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, e cila ka qenë në terren me tetë automjete zjarrfikëse dhe 21 zjarrfikës”, bënë të ditur nga QMK-ja