Për shkak të punimeve sot mbyllet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës, të premtën nëpërmjet një njoftimi për media, ka njoftuar qytetarët se sot (14 qershor) autostrada “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur.

Në njoftim bëhet e ditur se mbyllja do të bëhet për shkak se do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 kyçja Doganaj – Hani i Elezit dhe në atë në drejtimin kyçja Doganaj – Hani i Elezit, njofton Klan Kosova

Këto punime MI-ja thotë se janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të autostradës R6 “Arbën Xhaferi”.

“Njoftojmë se më 14 qershor 2020 (e diel), do të ralizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit. Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 “Arbën Xhaferi”. Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”, thuhet në njoftim

“Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00. Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale”.​