Kosovë: Për tre muaj u shfaqën 1,437 raste me Covid-19

Në Kosovë, nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19 më 13 mars deri më 13 qershor janë konfirmuar 1,437 raste pozitive me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se deri tani janë shëruar 928 persona që ishin të prekur, dhe kanë ndërruar jetë 32 persona.

Nga data 08 shkurt deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 .

Kosova ka lehtësuar të gjitha masat për Covid-19, ku ka larguar kufizimin e lëvizjes për qytetarët.