shkruan: Lulzim Nasufi
Komisioni i Prokuroris Publike të RMV, para disa ditëve edhe e vërtetoi se nga viti 2006, ndaj NON MERKO janë gjetur dhe janë verifikuar reth 30 lëndë në Prokurorin Publike.
Pra për reth 18 vite, 30 lëndë në prokurori e qindra pyetje e dilema…!??
1. Kush do të mbaj përgjegjësi që për NON MERKO, nga viti 2006 zvarriten mbi 30 lëndë nëpër sirtarë dhe zyra të Prokuroris Publike dhe nuk kemi asnjë Aktëgjykim Gjyqësor, dhe duheshte të ndërhyj Departamenti i Shtetit të SHBA – ve, ta vendoj Ramis(z) Merkon në Listën e Zezë, e Prokuroria Publike në RMV të nisë hetimet…?
2. Kush do të mbaj përgjegjësi për qindra milionat euro të paguara nga Buxheti i Komunës së Strugës nga 2005 deri më sot, e që vazhdon akoma të bëhen pagesa me qindra mija euro në muaj me nënshkrimin e NON MERKO, nga të cilat Struga dhe qytetarët Strugan nuk kanë fituar asnjë benefit, asgjë të mirë, e më 2023 Departamenti i Shtetit të SHBA – së, e vëndon atë përson në Listën e Zezë për Korrupcion madhor dhe Keqpërdorim fondesh …?
3. Kush do të mbaj përgjegjësi që në regjistrimin e fundit Struga ka 12.400 banorë më pak per shkak te migrimit – dëbimit masiv si pasoj e korrupcionit madhor, mungesë të drejtësisë, keqpërdorim fondesh dhe mosbesim në të zgjedhurit dhe instituciont demokratike …? – dhe
4. Kush do të mbaj përgjegjësin që në shekullin XXI, në kohë me zhvillime dinamike në rajon dhe më gjerë, Komuna e Strugës zhytet në një IZOLIM Total dhe shkëputje komunikimi me zyrtarë dhe institucionet demokratik, për shkak të Kryetarit të Komunës të venduar në Listën e Zezë te Departamenti i Shtetit të SHBA – së…?
Ramis(z) Ik, mos e njëllos Strugën, lëre egon personale, në këto moment përgjegjësia etike dhe morale është më e rëndësishme se përgjegjësia ligjore.
*Autori është kryetar i Degës së ASH-së në Strugë